LAJME

Kryeprokurori i Prizrenit pret në takim përfaqësuesit e Odës Regjionale të Avokatëve të Prizrenit

Kryeprokurori i Prizrenit pret në takim përfaqësuesit e Odës Regjionale të Avokatëve të Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Shkurt 2026, 12:31

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, së bashku me zëvendëskryeprokurorin Labinot Jetishi, kanë zhvilluar sot një takim pune me kryetarin e Odës Regjionale të Avokatëve – dega në Prizren, Blerim Mazreku, të shoqëruar me përfaqësues të kësaj ode.

Prokuroria njofton se gjatë këtij takimi u diskutuan çështje të rëndësishme që ndërlidhen me funksionimin e sistemit të drejtësisë, sfidat në punën e përditshme të prokurorëve dhe avokatëve, si dhe nevoja për koordinim dhe komunikim të vazhdueshëm ndërinstitucional.

Sipas njoftimit, palët shkëmbyen mendime lidhur me identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve të hasura në praktikën e përditshme profesionale, me theks të veçantë në rritjen e efikasitetit dhe avancimin e bashkëpunimit profesional.

Siç bëhet e ditur në njoftim, kryeprokurori Kryeziu theksoi se bashkëpunimi korrekt dhe profesional ndërmjet Prokurorisë dhe avokatëve është thelbësor për garantimin e një procesi të rregullt ligjor, rritjen e efikasitetit dhe forcimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Në njoftim thuhet se nga ana e tyre, përfaqësuesit e Odës Regjionale të Avokatëve të Prizrenit shprehën gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit dhe për adresimin e përbashkët të sfidave me qëllim të përmirësimit të funksionimit të sistemit të drejtësisë.

“Palët u dakorduan që komunikimi dhe takimet të tilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen, në funksion të forcimit të partneritetit institucional dhe profesional” – njofton në fund Prokuroria.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika