Shefja e Grupit Parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci është deklaruar sot për media pas takimit të kreut të LVV-së, Albin Kurti dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Nagavci në një deklaratë për media tha se shpreson se do të arrihet një konsensus dhe të gjithë deputetët do të kryejnë obligimin e tyre, do të rrinë në sallë dhe të shmangin edhe një palë zgjedhje të reja.
“Takime janë shumë intensive gjatë këtyre ditëve, me të gjitha palët. Abdixhiku është kryetar i një partie që ka 15 deputetë në Kuvend andaj diskutimet janë të vazhdueshme me të gjitha palët që mund të kontribuojnë dhe të shmangen zgjedhjet”, tha ajo, raporton Telegrafi.





