LAJME

Abrashi: PDK po dëshmon mungesë parimesh në çështjen e zgjedhjes së Presidentit

Abrashi: PDK po dëshmon mungesë parimesh në çështjen e zgjedhjes së Presidentit
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Mars 2026, 11:47

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së, Artan Abrashi, ka reaguar ndaj qëndrimeve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) lidhur me mundësinë e zgjedhjes së presidentit të vendit.

Abrashi ka akuzuar PDK-në për mungesë parimesh dhe për qasje destruktive në raport me institucionet shtetërore.

“Vjet PDK për kryetar Kuvendi thojke, ju mundeni me propozu, por për me zgjedh duhet me i pas 61, e Lëvizja atëherë i kish veç 56. Tash për President ku nevojiten 80, PDK po thotë ne edhe propozojmë, por ju duhet edhe me naj votu, me veç 22 vota. Kjo kallzon që nuk keni parime edhe interesin e vetëm e keni destruktivitetin, ama zero shtetin” – ka shkruar Abrashi në Facebook.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika