E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, ka zhvilluar sot takime të ndara me dy anëtarë të Qeverisë së Kosovës.
Sipas njoftimeve të publikuara nga Ambasada amerikane në Facebook, Prattipati është takuar me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit.
“Nëpërmjet partneritetit të ngushtë, synojmë të forcojmë institucionet që garantojnë siguri dhe stabilitet për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, ajo është takuar edhe me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për të biseduar rreth zhvillimit ekonomik, investimeve strategjike dhe thellimit të bashkëpunimit në sektorin e energjisë.
“Mbështetja e reformave ekonomike dhe krijimi i një klime të favorshme për investime mbeten prioritete të përbashkëta”, njoftoi Ambasada amerikane në Prishtinë.





