LAJME

Operacion për kontrollin e automjeteve të transportit në Prizren, shqiptohen 36 gjoba dhe fletëparaqitje për kundërvajtje

Operacion për kontrollin e automjeteve të transportit në Prizren, shqiptohen 36 gjoba dhe fletëparaqitje për kundërvajtje
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Mars 2026, 15:25

Policia e Kosovës në një operacion të përbashkët me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, më 03.03.2026, ka shqiptuar 36 gjoba dhe fletëparaqitje për kundërvajtje.

Siç njofton Policia, inspektorët e MMPHI-së kanë asistuar Njësinë Rajonale të Trafikut Rrugor për të bërë matjen me peshore të automjeteve, patrullimin në zonën e përgjegjësisë si dhe kontrollin e automjeteve të transportit të mallrave dhe personave, përfshirë verifikimin e dokumentacionit përkatës.

Operacioni i përbashkët ka rezultuar me masa të aplikuara ndaj drejtuesve të automjeteve dhe personave juridik, përkatësisht subjekteve afariste.

“Gjobat ishin nga shumat më të vogla deri në 600 euro, sipas natyrës së shkeljes” – njofton Policia.

Përpos matjes me peshore, gjobat e shqiptuara njoftohet të kenë qenë edhe si rezultat i aktiviteteve tjera.

Policia e Kosovës njofton se mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit, rritjen e sigurisë në komunikacion dhe mbrojtjen e mjedisit, duke vazhduar bashkëpunimin me institucionet përgjegjëse.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika