Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se rrugët nëpër Kosovë janë të kalueshme për qarkullim të automjeteve pas rënies së borës.
Sipas raporteve nga menaxherët e MI-së, rrugët që janë në menaxhim të institucionit, në vazhdimësi janë duke u pastruar nga bora dhe është duke u hedhur kripa, me qëllim të parandalimit të ngricave.Edhe rrugët në viset malore si Bajgorë, Kullë, Bogë e Prevallë janë të hapura për qarkullim të automjeteve.
Megjithatë, MI bën thirrje për kujdes të shtuar nga të gjithë shoferët gjatë vozitjes, në përputhje me rregullat e komunikacionit dhe kushtet atmosferike që të evitohen aksidentet e mundshme.
“Përkundër angazhimit maksimal të 14 kompanive në shtatë regjione dhe atyre që përkujdesen për autostradat, reshjet e vazhdueshme dhe era shkaktojnë prezencë të borës në rrugë. MI është përgjegjëse për pastrimin e rrugëve rajonale, nacionale, magjistrale, autostrada dhe jo për rrugët lokale të komunave”.