Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka bërë të ditur se rreth orës 12:35 është liruar qarkullimi i automjeteve në dalje të Pika Kufitare Jarinje.
Sipas njoftimit, qarkullimi është rikthyer pasi kompania për mirëmbajtjen e rrugëve nga Serbia ka përfunduar punimet për pastrimin e rrugës.





