Falë solidaritetit dhe humanizmit të qytetarëve shqiptarë, brenda vetëm 24 orëve janë mbledhur 35 mijë euro për trajtimin e Fetie Elshanit nga Prizreni, e cila po përballet me një sëmundje të rëndë.
Shuma e nevojshme u sigurua përmes kontributeve të shumta nga qytetarë dhe donatorë të ndryshëm, duke i dhënë Feties mundësinë që të nisë rrugëtimin drejt Turqisë për operim dhe trajtim mjekësor.
Sipas familjarëve dhe organizatorëve të fushatës, mbështetja e madhe e qytetarëve ka bërë të mundur që brenda një kohe shumë të shkurtër të sigurohen mjetet financiare të nevojshme për trajtimin e saj.





