Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se e mirëpresin vendimin e Gjykatës Kushtetuese për vendosjen e masës së përkohshme ndaj dekretit të presidentes për shpërndarjen e Kuvendit.
Nagavci: Mirëpresim vendimin e Kushtetueses për vendosje të masës së përkohshme ndaj dekretit të presidentes

“Mirëpresim vendosjen e masës së përkohshme nga Gjykata Kushtetuese ndaj dekretit të Presidentes. Besojmë se kërkesa jonë është e drejtë dhe se argumentet tona janë të qarta e të bazuara në Kushtetutë. Presim një trajtim profesional nga Gjykata dhe miratimin e kërkesës sonë”- ka deklaruar Nagavci.
Ajo tha se presin që Kushtetuesja të anulojë dekretin e datës 06.03.2026 të presidentes Vjosa Osmani Sadriu për shpërndarjen e legjislaturës së dhjetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës si dhe të urdhërojë deputetët e Kuvendit që të vazhdojnë përpjekjet për zgjedhjen e presidentit/presidentes së re, brenda afatit kushtetues prej 60 ditësh nga nxjerrja e këtij aktgjykimi.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Abdixhiku i përgjigjet Gazmend Muhaxherit e Imri Ahmetit pasi ia kërkuan dorëheqjen: Si nuk u ngopët kurrë?

Dy degë të LDK-së kërkojnë dorëheqjen e Lumir Abdixhikut

Katër ditë pas zhdukjes në lumin Reuss, gjendet kufoma e 5-vjeçarit shqiptar

