Presidentja Vjosa Osmani nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve pasi që është duke pritur nëse Gjykata Kushtetuese do të vendos masë të përkohshme ose jo.
Këshilltari për media i Osmanit, Bekim Kapina, ka thënë se nëse Gjykata Kushtetuese e vlerëson si të nevojshme caktimin e një mase të përkohshme, Presidenca e mirëpret atë.
Por ka theksuar se kjo nuk paragjykon vendimin përfundimtar të Gjykatës lidhur me kushtetutshmërinë e dekretit
“Presidentja ende nuk e ka nënshkruar dekretin për datën e zgjedhjeve sepse, siç i ka njoftuar edhe partitë në takimin konsultativ, ajo është në pritje të Gjykatës Kushtetuese. Nëse Gjykata Kushtetuese e vlerëson si të nevojshme caktimin e një mase të përkohshme, Presidenca e mirëpret atë, duke ritheksuar se masa në asnjë moment nuk paragjykon vendimin përfundimtar të Gjykatës lidhur me kushtetutshmërinë e dekretit”, është shprehur Kupina.
Kushtetutshmëria e dekretit të Osmanit për t’i dhënë fund legjislaturës së 10-të është kontestuar në Kushtetuese nga Lëvizja Vetëvendosje./KOHA