Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka iniciuar rast penal lidhur me kërcënimet e raportuara ndaj Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu.
Sipas njoftimit zyrtar, rasti është iniciuar sot dhe lidhet me dyshimet për veprën penale “Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”, të paraparë me nenin 121, në lidhje me nenin 119 paragrafi 1, nënparagrafi 1.1 të Kodi Penal i Republikës së Kosovës.





