- Reklama -

Krejt çka dihet deri tani për vrasjen e 35-vjeçares në QKUK

Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin pasditen e djeshme, ku një 35-vjeçare dyshohet se është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj para hyrjes së Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK.

Këtë për “Zeri.info” e konfirmoi edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

- Reklama -

“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën për një trup të pajetë në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, si dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeçe. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje”, tregoi Ahmeti.

Por, kësaj ngjarjeje dyshohet se i kanë paraprirë mosmarrëveshjet që çifti kishte pasur gjatë kohës sa ishin të martuar, por edhe gjatë procesit të divorcit.

Kështu tha një familjar i viktimës për “Zeri.info”, ku ndër të tjera shtoi se “këto nuk kanë as babë, as nanë e as vëlla. Janë nja 6-7 motra. Kjo u pat martu me to, po ai psikopat non-stop ka ushtru dhunë ndaj saj. E ka rreh e ka maltretu. Sa herë që ka shku te motra e saj, motra e ka pa krejt të mavijosur prej rrahjeve që ia ka bo ai psikopati”.

Po ashtu prokurori i këtij rasti, Iliaz Beqiri në një prononcim për një media vendore ka thënë se ndaj të dyshuarit S.H. ka disa raste të paraqitura në organet e hetuesisë.

“Ka pasur të raportuara disa raste të dhunës në familje, por detajet ende nuk i di”, shtoi Beqiri.

Prokurori Beqiri, ndër të tjera, ka thënë se në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzhoja të plumbave, me të cilët dyshohet se është vrarë 35-vjeçarja.

Kjo vrasje nxiti edhe reagime të shumta, ku ndër ta reaguan edhe liderët politikë të vendit.

Kryeministri Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se një akt i tillë është i papranueshëm në shoqërinë tonë.

Në anën tjetër, presidentja Vjosa Osmani ka thënë se ky është një krim makabër e çnjerëzor.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dënoi këtë akt, teksa njoftoi se sot do të mblidhet edhe grupi ndërministror.

Kujtojmë se i dyshuari S.H. ende gjendet në arrati. /Zëri

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort