- Reklama -

Raporti i fundit pas vërshimeve, AME: Situata e menaxhueshme, nuk ka indikacione për përshkallëzim të situatës

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka dhënë raportin e fundit lidhur me situatën pas vërshimeve në vend.

“Sipas informatave të pranuara nga Qendrat Operative Emergjente 112, NJPZSH-të, DSHPE-të dhe raportimeve të qytetarëve, situata e vërshimeve në nivel vendi gjatë intervalit kohor të raportimit paraqitet kryesisht stabile dhe e menaxhueshme. Pas rënies së intensitetit me të reshura të shiut dhe fillimit të reshjeve të borës, në shumicën e rajoneve është vërejtur përmirësim i dukshëm i gjendjes, me rënie graduale të nivelit të ujit në lumenj dhe përrenj. Nuk raportohet për humbje jete” – njofton AME.

- Reklama -

GJENDJA SIPAS RAJONEVE

  • Rajoni i Prishtinës

– Prishtinë: vërshime në rrugën “Rifat Berisha” (Kodra e Diellit) dhe në fshatin Hajvali – rruga “Brigada 153”.

– Lipjan: vërshime në fshatin Smallush – rruga “11 Qershori”.

– Shtime: vërshime në rrugën Shtime–Reçak.

– Graçanicë: vërshime në Motel “Villa Hilton” dhe rrugën te Prishtina Mall.

– Fushë Kosovë, Obiliq, Drenas, – Podujevë: situata e qetë, pa raste për ndërhyrje.

Të gjitha intervenimet janë realizuar nga NJPZSH, DSHPE dhe kompani të kontraktuara nga Komunat.

  • Rajoni i Prizrenit

– Prizren, Suharekë, Rahovec, Mamushë: pa thirrje dhe pa intervenime; rrugët të kalueshme.

– Malishevë: dy intervenime për rrugë të bllokuara nga uji.

– Dragash: një intervenim teknik në fshatin Rapçë (pusetë e bllokuar).

  • Rajoni i Mitrovicës

– Mitrovicë: në kompleksin “Amina” është evakuuar një familje nga NJPZSH;

-aktualisht gjendja është më e qetë dhe pa rrezik të menjëhershëm për vërshime të reja.

– Skenderaj & Vushtrri: pa raste që kërkojnë ndërhyrje.

– KEK – Termocentrali Kosova A: në orën 07:05 është kërkuar intervenim urgjent për pompë thithëse me kapacitet të madh; kërkesa është adresuar dhe NJPZSH ka intervenuar.

  • Rajoni i Pejës

– Pejë, Deçan, Klinë, Istog, Junik: situata stabile, pa kërkesa për intervenim.

Trafiku:

Pejë–Rugovë: segmente me ujë në rrugë – kërkohet kujdes i shtuar.

Pejë–Kullë: e kalueshme, me kujdes.

  • Rajoni i Gjakovës

Situata e qetë dhe stabile.

Niveli i ujit në lumenj ka filluar të bie.

Raportohet një bllokim rruge nga shembja e dheut.

  • Rajoni i Gjilanit

– Gjilan: vërshim në rrugën e Kufcës.

– Komunat tjera (Ferizaj, Kamenicë, Viti, Kaçanik, Hani i Elezit, Shtërpcë, Artanë/Novobërdë, Kllokot, Partesh, Ranillug): pa vërshime, situata e qetë.

AME njofton se kanë pasur kërkesë urgjente nga KEK për pompë thithëse me kapacitet të madh në Kosovën A – e adresuar dhe e realizuar nga kapaciteti i Agjencise Menaxhimit Emergjent. Ndërkaq, shton se nuk janë pranuar kërkesa shtesë për ndihmë apo koordinim nga komunat gjatë intervalit 22:00–08:00.

AME thekson situata është e menaxhueshme dhe nuk ka indikacione për përshkallëzim.

“Situata paraqitet stabile dhe e menaxhueshme. Rreziku kryesor aktual lidhet me: reshjet e borës, ngricat në rrugë, vështirësitë në qarkullim. Nuk ka indikacione për përshkallëzim të situatës. Qendra Operative e AME-së dhe strukturat përgjegjëse për Mbrojtje Shpëtim dhe Ndihmë mbesin në gatishmëri të plotë 24/7, për monitorim dhe reagim të menjëhershëm sipas nevojës” – thuhet në njoftim.

Periudha e raportimit është nga ora 22:00 e së premtes deri në orët e mëngjesit të së shtunës.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort