LAJME

Djali i Khameneit u mbijeton disa sulmeve amerikano-izraelite

Djali i Khameneit u mbijeton disa sulmeve amerikano-izraelite
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Mars 2026, 11:31

Djali i liderit të ndjerë suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, raportohet se u ka mbijetuar disa sulmeve ndaj Iranit, sipas dy burimeve iraniane për agjencinë e lajmeve Reuters.

Ai është fëmija i dytë më i madh i Ali Khamenei, i cili është vrarë në një sulm izraelit të shtunën, dhe shihet si një udhëheqës suprem i mundshëm i ardhshëm i Iranit.

Media shtetërore iraniane ka raportuar se një ceremoni funerali për Ali Khamenei do të nisë të mërkurën dhe pritet të zgjasë tri ditë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika