LAJME

DHTIK kërkon ndërhyrjen e Kuvendit për ndalimin e fazës së dytë të liberalizimit të energjisë

DHTIK kërkon ndërhyrjen e Kuvendit për ndalimin e fazës së dytë të liberalizimit të energjisë
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Mars 2026, 13:26

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, përmes një komunikate për media, ka theksuar se kundërshton planin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për të realizuar fazën e dytë të liberalizimit të tregut të energjisë, e cila parashihet të nis nga muaji prill.

“Ashtu siç e kemi thënë edhe vitin e kaluar, forma e zgjedhur për liberalizim është e gabuar, pa asnjë analizë paraprake, më mungesë mekanizmash kontrollues dhe me një mori shkeljesh të vërtetuara nga Gjykata Supreme e Kosovës” – shkruan DhTIK.

Sipas DhTIK, kompanitë që dolën vitin e kaluar në liberalizim të tregut të energjisë, përpos që u erdhën faturat trefish më të shtrenjta, u përballën me reduktime të ashpra, nga të cilat pësuan dëme të mëdha zinxhirore duke nisur nga ato financiare dhe operacionale, duke rrezikuar qëndrueshmërinë e bizneseve dhe vendet e punës.

Gjithashtu, DhTIK thekson se edhe Agjencia e Statistikave të Kosovës, i ka vërtetuar paralajmërimet e tyre për rritje të çmimeve dhe kostos së prodhimit, që ndikuan në rritjen enorme të importit, sipas tyre.

Lidhur me këtë, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës dhe komisioneve përkatëse, që të ndërmarrin masa të shpejta për t’i vënë para përgjegjësisë akterët e energjisë, para se të jetë shumë vonë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika