Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, zhvilloi të martën takim me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.
Haxhiu priti ambasadorin e Gjermanisë, diskutuan mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërparlamentar

Siç bëhet e ditur në njoftim, në takim u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, mbështetjen e vazhdueshme gjermane për forcimin e institucioneve demokratike dhe sundimin e ligjit, si dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërparlamentar.
Sipas njoftimit, kryeparlamentarja Haxhiu shprehu mirënjohje për mbështetjen e ofruar nga Republika Federale e Gjermanisë ndaj Republikës së Kosovës, në veçanti në proceset e integrimit evropian dhe në konsolidimin institucional të vendit.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

