LAJME

Nesër mbahet hapja zyrtare e manifestimit “Prizreni – Qyteti Evropian i Sportit 2026”

Nesër mbahet hapja zyrtare e manifestimit “Prizreni – Qyteti Evropian i Sportit 2026”
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Mars 2026, 10:58

Të enjten, më 5 mars 2026, me fillim nga ora 12:00, në qendrën sportive “Sezai Surroi” në Prizren, do të zhvillohet ceremonia e hapjes zyrtare të “Prizreni – Qyteti Evropian i Sportit 2026”, nën organizimin e Komunës së Prizrenit.

Kryetari Shaqir Totaj, në një njoftim për media, ka theksuar se kjo ngjarje bartë rëndësi të veçantë për qytetin dhe për zhvillimin e sportit prizrenas.

“Ky aktivitet solemn shënon një moment historik për Komunën e Prizrenit, duke vlerësuar përkushtimin institucional dhe qytetar ndaj promovimit të sportit, bashkëpunimit dhe vlerave evropiane” – shkruan Totaj.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika