- Reklama -

Mbahet takimi i përbashkët i prokurorëve koordinatorë për veprat penale kundër dhunës në familje

Me ftesë të koordinatores për rastet e dhunës në familje nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe njëherësh anëtare e grupit koordinues ndërministror kundër dhunës në familje, Laura Pula, është mbajtur sot takim në mes koordinatorëve për këto vepra penale nga të gjitha prokuroritë themelore, si dhe udhëheqësit të Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, Burhan Maxhuni.

Sipas një komunikate nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, në këtë takim u diskutua për sfidat me të cilat ballafaqohen prokurorët në punën e përditshme lidhur me trajtimin e rasteve që kanë të bëjnë me veprat penale kundër dhunës në familje dhe dhunës në bazë gjinore, si dhe nevojën për të bërë tejkalimin e këtyre sfidave.

- Reklama -

Në njoftim thuhet se nga të pranishmit, diskutimet u fokusuan në zgjidhjen e problemeve të dhunës në familje, me theks të veçantë në trajtimin e personave që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor e që janë kryes të veprave penale të dhunës në familje, pastaj rastet e viktimave të ndjeshme, viktimat e përsëritura etj.

Gjithashtu, bëhet e ditur se u potencua rëndësia e bashkëpunimit institucional, në mënyrë që viktimat e dhunës në familje të trajtohen me profesionalizëm dhe me dinjitet të plotë.

Siç bëhet e ditur, gjatë këtij takimi u diskutua edhe për aktivitetet që do t’i zhvillojnë prokurorët e Shtetit dhe mbrojtësit e viktimave gjatë fushatës “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore”.

“Edhe në këtë takim, të gjithë prokurorët koordinatorë potencuan se do të vazhdojnë bashkëpunimin ndërinstitucional dhe u zotuan që do të vazhdojnë me përkushtim edhe më të madh, me urgjencë dhe me efikasitet të trajtojnë të gjitha rastet që ndërlidhen me veprat penale kundër dhunës në familje. Në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe nëpër të gjitha Prokuroritë Themelore, për rastet e dhunës në familje, janë të caktuar koordinatorë nga radhët e prokurorëve, të cilët merren ekskluzivisht me këto raste dhe të cilët vazhdojnë me përkushtim dhe me urgjencë të trajtojnë të gjitha rastet që ndërlidhen me veprat penale kundër dhunës në familje” – thuhet tutje në njoftim.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort