LAJME

Çmimi i naftës bie pas paralajmërimit të Trumpit për goditjen e Iranit nëse bllokohet Ngushtica e Hormuzit

Çmimi i naftës bie pas paralajmërimit të Trumpit për goditjen e Iranit nëse bllokohet Ngushtica e Hormuzit
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Mars 2026, 09:45

Çmimi i naftës ka pësuar rënie të martën në mbrëmje, pasi presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi Iranin të mos e bllokojë rrugën kyçe të furnizimit me derivate dhe energji për botën.

“Nëse Irani bën çka do që e ndal rrjedhën e naftës brenda Ngushticës së Hormuzit, ata do të goditen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 20 herë më shumë sesa që janë goditur deri tash”, ka shkruar ai në rrjete sociale.

Në bursë në Azi, nafta e papërpunuar ishte 6.5 për qind më e ulët apo në çmim prej 92.46 dollarësh deri në 88.15 dollarë për fuçi. Për krahasim, të hënën çmimi mbërriti në gati 120 dollarë për fuçi të hënën në kohën kur frika u shtua se lufta mund të zgjasë, por ra sapo Trumpi sugjeroi se ajo mund të përfundojë shpejt.

“E nisëm këtë ekskursion sepse ndiem se duhet të bëjmë diçka ta heqim qafe njëfarë djalli. Më pas, mendoj se po e shihni se do të jetë afatshkurtër”, tha Trumpi në një konferencë për media në Florida.

Mbetet të shihet ndikimi i kësaj zbritjeje në Kosovë, kur çmimi ka mbërritur në 1.5 euro për litër

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika