Subjekti politik i Adrijana Hoxhiqit, Partia Komuniteti i Bashkuar ka arritur t’i sigurojë rreth 6400 vota në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke lënë jashtë Kuvendit disa parti politike që kanë përfaqësuar vazhdimisht komunitetin boshnjak në legjislativ.“Institucionet relevante le ta bëjnë një analizë se çfarë ka ndodhur me këto vota. Por unë mund të them se secilën votë që kam marrë, është votë e qytetarit që më ka besuar mua”, ka thënë ajo.Pas akuzave se ajo ka bashkëpunuar me Listën Serbe për të arritur këtë rezultat në zgjedhje, ajo ka thënë se këto vota i ka siguruar nga të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë për shkak të punës së mirë dhe angazhimit të saj në përmirësimin e jetës së qytetarëve.
“Është e vërtetë që kam marr vota nga të gjitha komunitetet dhe një numër i konsiderueshëm vjen nga komuniteti serb, arsyeja është puna ime që fillon nga viti 1999 dhe ju siç e dini në periudhën e integrimit të veriut në sistemin e Kosovës unë kam qenë ajo që kam qenë direkt e kyçur në këtë proces”.“Unë kam krijuar urat e mirëbesimit nga qytetarët. E kemi pasur një periudhë të shkurtër parazgjedhore dhe unë e kam prezantuar vetën ashtu siç besoj: në bashkëjetesë. Edhe vetë jam habitur me përkrahjen e madhe“, shtoi ajo në Klan Kosova.Ajo ka shtuar se duke parë se gjendja e komunitetit të saj është jo e mirë, ka ndërmarrë iniciativën për komunitetet e bashkuara, e cila sipas saj, ka marrë rezultate pozitive.