Më 30 tetor 2023, ka filluar aplikimi i pagesës nëpër markete, për disa lloje të qeseve plastike, pas hyrjes në fuqi të Udhëzimit Administrativ për “Ambalazhin dhe Mbeturinat e Ambalazhit“. Sipas asaj që ka bërë të ditur ministri i Mjedisit, Liburn Aliu, qeset plastike prej 25 deri 50 mikron, vihen në treg me një çmim prej 5 cent e që paguhet nga konsumatori.
Me këtë udhëzim ndalohet vendosja e logos, markës tregtare, slloganit, emrit të prodhuesit ose shitësit në qeset plastike që do të paguhen nga konsumatori, ka thënë ministri Aliu.
Disa ditë më vonë këtë Udhëzim administrativ ka daluar për ta promovuar edhe kryeministri Albin Kurti, së bashku me ministrin Liburn Aliu, në disa biznese me qëllim të promovimit të praktikës për zvogëlimin e qeseve të plastikës te qytetarët.
Disa ditë më vonë qytetarët në Prizren, janë ankuar se në disa qendra tregtare, po ua shesin qeset me logo të bizneseve, e që ky veprim bie ndesh me udhëzimin administrativ, i cili e ndalon shitjen e qeseve me logo, slogan apo markë të marketit.