- Reklama -

Festivalet kulturore dhe historike që e bëjnë Prizrenin e vçantë

Pozita specifike gjeografike, pasuritë natyrore, fauna dhe flora, trashëgimia e pasur kulturore dhe historike, si dhe folklori e mënyra e veshjes janë disa prej potencialeve  për zhvillimin e turizmit. Rajoni i Sharrit, në veçanti në këtë artikull do të specifikohet ai i Prizrenit, përfshin një gamë të gjerë të trashëgimisë kulturore të rëndësishme në aspektin e strukturave fizike, traditave, besimeve dhe njohurive.

Ngjarjet tradicionale, kulturore, rekreative si dhe sportive nuk janë promovuar mjaft në Kosovë dhe më gjerë.  Promovimi i festivaleve atraktive dhe unike në këtë rajon përfaqësojnë një kulturë dhe traditë unike për Kosovën dhe rajonin më gjerë.

- Reklama -

Zambaku i Prizrenit

Mbahet çdo vit dhe në të interpretohen këngë në gjuhën shqipe, turke e boshnjake. Themeluar në vitin 1986, si ngjarje e vetme  kulturore që kultivonte zhanrin e muzikës qytetare , si baladat, shansonet e serenatat. Festivali tradicional është iniciuar nga produksioni muzikor i ish-RTP-së, me ç’rast e tërë orkestra e këtij institucioni është angazhuar në realizimin dhe përcjelljen e këngëve konkurruese.

Zambaku i Prizrenit” feston 30 vjetorin e themelimit me promovimin e dy kompakt-disqeve

Dokufest

Festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër, Dokufest, ka filluar në vitin 2002 me shfaqjen e 10 filmave, kryesisht nga Kosova dhe vendet fqinje në kinemanë e vetme të Prizrenit. Festivali shënoi rritje në numrin e filmave të shfaqur, punëtorive, debateve dhe të vizitorëve. Angazhohet në implementimin e projekteve që kanë të bëjnë me produksionin e filmave dokumentarë për të drejtat e njeriut dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike përmes filmit. Misioni i tij është promovimi i artit, kulturës dhe edukimit nëpërmjet organizimit të ngjarjeve kulturore si mbajtja e Festivalit të filmit dokumentar, të shkurtër dhe ekspozitave. Organizohet gjatë gjysmës së muajit gusht dhe është i njohur për kinematë e improvizuara.

Finding truth in film:' Dokufest XVIII - Prishtina Insight

Hasi Jehon

Festival folklorik i cili mbahet çdo vit në fshatin Gjonaj, 15 km në veri-perëndim të Prizrenit. Rreth 20 ansamble kulturore nga i gjithë vendi mblidhen për të performuar muzikë dhe valle. Ngjarja zhvillohet në ambient të hapur te “Kodra e Pajtimit” dhe mbledh çdo vit rreth 10.000 vizitorë nga Kosova dhe rajoni.

Mund të jetë një imazh i 9 persona, ndriçimi dhe altoparlant

 

Bunar Fest

Në këtë festival paraqitja është e lirë. Aktiviteti ka të bëjë me lëshimin me goma traktori dhe me kunja nëpër lumin Bistrica. Lumi është i ftohtë dhe i rrezikshëm, prandaj duhen pajisje shtesë. Helmeta është e nevojshme, gjithashtu dhe jelek shpëtimi.

 

Old Timer Fest

Klubi i të pasionuarve me automobila të vjetër “Oldtimer” nga Prizreni në fund të muajit maj të çdo viti mbledh makina klasike nga Kosova, rajoni dhe bota, në sheshin Shadërvan të Prizrenit. Përdorimi i automjeteve të vjetra, por të ruajtura, bëhet me qëllim të ofrimit të dëshmive se në qytetin e vjetër të Prizrenit ekziston kultura teknike e makinave të vjetra, pavarësisht vitit të tyre të prodhimit.

Old Timer Fest | Sharri Region

Ngom Fest

Festivali i muzikës dhe aktivizimit Ngom Fest pati edicionin e parë në qershor 2011. Përmes muzikës së performuar nga bendet që kanë ardhur nga shtete të ndryshme, Ngom Fest ka promovuar një cilësi të re të festivaleve të muzikës. Në të njëjtën kohë, organizimet tematike gjatë festivalit kanë promovuar adresimin e çështjeve të ndryshme sociale dhe kulturore, si dhe sensibilizimin e qytetarëve me problemet që e preokupojnë rininë dhe shoqërinë në përgjithësi.

Ngom Fest: VizitoShqip

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

A do të kërcënohet shëndeti publik edhe këtë dimër nga ndotja e ajrit?

Teksa stina e ngrohtë po shkon drejt përfundimit e...

Si të (mos) ikim nga njëri-tjetri?!

Vitet e fundit kanë qenë të veçanta e të...

Kosova dhe Shqipëria së shpejti me shtëpi për trajnimin e forcave të policisë

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, dhe homologu...

Asociacionin e kemi te dera: Cilat janë opsionet që kemi përpara?

Çdo suksesi të qeverisë së Kosovës në raport me...

A do të bie Putini, si Hrushovi dhe Gorbaçovi?

Nga: Peggy Noonan / The Wall Street Journal Përkthimi: Telegrafi.com Deklaratat...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort