Një person i infektuar me COVID-19 nuk ka vepruar sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë, duke thyer kështu masën e vetizolimit.
Pacienti me coronavirus ka vazhduar të punojë në një market në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku edhe bëhet e ditur se ai ka deklaruar se nuk i është lejuar pushimi për vetizolim nga shefi i tij.
Lidhur me rastin, është intervistuar menaxherja e lokalit dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Që nga fillimi i pandemisë COVID-19, 34,295 persona kanë rezultuar pozitiv me virusin corona.
E secili prej tyre e kishte për obligim që të vetizolohej të paktën për 14 ditë. /Reporteri.net