Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.
Haxhiu priti në takim ambasadorin e Turqisë, diskutuan bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve

Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, si dhe për mundësitë e thellimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët.
Kryeparlamentarja Haxhiu vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë për Republikën e Kosovës dhe shprehu gatishmërinë për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe parlamentar në të ardhmen.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.




