Vit i humbur për Kosovën është vlerësuar 2025-ta në draft-raportin e përpiluar nga raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras.
Në draft-raportin që mban datën 6 mars 2026, Terras ka thënë se mosformimi i institucioneve përgjatë vitit të shkuar, e bën këtë vit të humbur për Kosovën.
“Në përgjithësi, 2025-a duhet të konsiderohet vit i humbur për Kosovën, pasi për shkak të zgjedhjeve të rregullta në shkurt, as trupi legjislativ as Qeveria nuk erdhën në funksion. Edhe pse tri palë zgjedhjet, që u zhvilluan më 2025 – dy parlamentare dhe një lokale – u zhvilluan të gjitha në mënyrë paqësore, procesi normal politik u ndërpre thellësisht. Si rezultat, disa reforma politike dhe ekonomike e pësuan, dhe Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor nuk mund të zbatohej”, thuhet në draft-raport.
Aty është vlerësuar se ka përparime në reforma zgjedhore, qëndrueshmëri ekonomike e mbrojtje të të drejtave themelore, por sfidë janë cilësuar reforma gjyqësore, liria e medias, efikasiteti i administratës publike dhe digjitalizimi i shërbimeve publike.





