- Reklama -

Komuna e Dragashit merr vendim që Shoqata e Gjahtarëve të monitorojë situatën e paraqitjes së arinjve në zonat e banuara të Bellobradit

Pas shqetësimeve të fundit nga banorët e fshatit Bellobrad të Dragashit, kryetari i komunës, Bexhet Xheladini, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Shoqatës së Gjahtarëve “Dhia e Egër”, Sherif Sylejmani, me të cilin bën të ditur se u dakorduan që kjo shoqatë të monitorojë situatën në terren dhe të raportohet çdo rast i paraqitjes së arinjve në zonat e banuara, si dhe të ndërmerren të gjithë hapat e mundshëm, brenda kompetencave ligjore.

Xheladini tutje ka theksuar se u bëjnë thirrje organeve qendrore të ministrive përkatëse, që të ofrojnë pëkrahjen e tyre institucionale në këtë drejtim, si dhe ka apeluar tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm, të mos u afrohen arinjve dhe të mos i ushqejnë ata, si dhe të lajmërojnë menjëherë organet kompetente nëse vërejnë lëvizje të tyre pranë vendbanimeve.

- Reklama -

Njoftimi i plotë:

“Të nderuar qytetarë, lidhur me shqetësimet e fundit që janë adresuar nga banorët e fshatit Bellobrad, qytezës së Dragashit dhe disa fshatrave të tjerë, ku disa arinj po shfaqen vazhdimisht rrugëve të fshatit dhe nëpër oborret e shtëpive, prita sot në takim kryetarin e Shoqatës së Gjahtarëve “Dhia e Egër”, z.Sherif Sylejmani, me të cilin diskutuam për gjendjen e krijuar dhe masat që duhen ndërmarrë për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Në këtë takim theksuam nevojën që të veprohet me kujdes dhe në koordinim të plotë me institucionet kompetente, me qëllim që të parandalohen incidentet e mundshme dhe të ruhet ekuilibri natyror.

Kemi rënë dakord që Shoqata e Gjahtarëve, në bashkëpunim me autoritetet komunale, të monitorojë situatën në terren dhe të raportohet çdo rast i paraqitjes së arinjve në zonat e banuara, si dhe të ndërmerren të gjithë hapat e mundshëm, brenda kompetencave tona ligjore, kur kemi parasysh faktin se ariu është në listën e kafshëve të mbrojtura.

Falënderoj përfaqësuesit e kësaj shoqate për gatishmërinë e tyre që, ndonëse me kompetenca ligjore të kufizuara, të japin kontributin e tyre me qëllim të ndikimit pozitiv në sigurinë e qytetarëve.

U bëjmë thirrje organeve qendrore të ministrive përkatëse që të ofrojnë pëkrahjen e tyre institucionale në këtë drejtim.

Njëkohësisht, apelojmë te qytetarët që të jenë të kujdesshëm, të mos u afrohen arinjve dhe të mos i ushqejnë ata, si dhe të lajmërojnë menjëherë organet kompetente nëse vërejnë lëvizje të tyre pranë vendbanimeve. Gjithashtu, dërgimi i fëmijëve në shkollë, sidomos në ato zona ku po shfaqen arinjtë, të bëhet nën përcjelljen e prindërve apo familjarëve.

Komuna e Dragashit është e përkushtuar të veprojë në mënyrë të përgjegjshme për të mbrojtur jetën e qytetarëve dhe për të ruajtur biodiversitetin e pasur të zonës sonë malore. Vetëm një bashkëpunim i mirë ndërmjet qytetarëve, institucioneve të sigurisë dhe autoriteteve kompetente mund të ndihmojë për ta tejkaluar këtë situatë.”

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort