- Reklama -

Ngërçi politik në vend, presidentja Osmani shprehet e gatshme t’i presë liderët e partive politike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet të thërrasë në takim krerët e partive parlamentare pas ngërçit politik në vend. Kështu ka bërë të ditur këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.

Ai ka thënë se kabineti i presidentes do të kontaktojë së shpejti partitë për të caktuar një kohë të përshtatshme për takimin gjithëpërfshirës.

- Reklama -

Kupina ka theksuar se presidentja Osmani tashmë ka shprehur gatishmërinë e plotë që nga data 16 prill 2025 që t’i presë liderët e partive politike në rast se ata e shohin të nevojshme një gjë të tillë.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, tashmë ka shprehë gatishmërinë e plotë, që nga data 16 prill, që t’i presë liderët e partive politike në rast se ata e shohin të nevojshme një gjë të tillë. Deri dje nuk kemi pasur një kërkesë të tillë. Tani që disa parti kanë kërkuar që Presidentja t’i thërrasë në takim të përbashkët të liderëve, Kabineti i Presidentes do të kontaktojë së shpejti me partitë politike për të parë se cila është koha e përshtatshme për të gjithë, për një takim të tillë gjithëpërfshirës”, ka potencuar Kupina.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort