Policia e Kosovës ka arrestuar një person për dhunë në familje, të premten më 10.01.2025.Sipas njoftimit, të njëjtit i është konfiskuar edhe një revole.“Pas raportimit se i dyshuari mashkull kosovar (bashkëshorti) ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare (bashkëshortes).
Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me 24 copë fishekë për të cilën kishte leje. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë” – thuhet në njoftim.