- Reklama -

Ben Emmerson do të jetë avokati i Kadri Veselit

Ben Emmerson, i cili mbështetet në Kosovë nga avokati Kujtim Kërveshi do të jenë përfaqësuesit ligjorë në Gjykatën Speciale, të ish-kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

Këtë e ka bërë të ditur Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi përmes një reagimi të tij, ndërsa pohon se pas zhvillimit të këtyre procedurave, nuk do të ketë më deklaratë nga zyra e Prokurorit të Specializuar, njofton Klan Kosova.

- Reklama -

”Njoftim nga avokatët e z. Kadri Veseli!

Ne, jemi informuar nga Zyra e Prokurorit të Dhomave të Specializuara që pasi ai (z. Veseli) të ketë arritur në Hagë dhe të jetë proceduar, Z. Veseli, do të ketë një mundësi për të folur me përfaqësuesit e tij ligjorë, Ben Emmerson QC, i cili mbështetet në Kosovë nga avokati Kujtim Kërveshi.

Tani sa procedurat ligjore janë duke u zhvilluar, nuk do të ketë deklarata të mëtejshme nga kjo zyrë. Siç tha z. Veseli në deklaratën e tij këtë mëngjes, tani ai është një qytetar privat dhe kërkon që ky status të respektohet. Në këto rrethana, ne nuk jemi në gjendje për t’iu përgjigjur pyetjeve të mëtejshme (rreth gjendjes së tij) nga mediat në këtë kohë”.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort