Drejtoria e Inspeksionit në Prishtinë, ka dënuar për të dytën herë me dy mijë euro Lëvizjen Vetëvendosje, për shkak të organizimit të tubimeve në kundërshtim me Ligjin për Pandeminë.
Kështu ka bërë të ditur drejtori i Inspeksionit në Prishtinë, Adonis Tahiri, transmeton Telegrafi.
“Askush mbi ligjin. Shkelje e vendimit nr. 09/58 të Qeverisë së Kosovës (dt.14.01.2021), pikat 24 dhe 25, si dhe Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë. 2000 euro gjobë, sipas nenit 25.1 të ligjit në fjalë’, ka shkruar ai.
Theksojmë se sipas masave të fundit të miratuara nga Qeveria e Kosovës, në ambiente të mbyllura nuk lejohet tubimi më shumë se 30 qytetarë, kurse në ambiente të hapura lejohet deri në 50. /Telegrafi/