Zëvendësministri i Drejtësisë, Genc Nimoni, priti të martën në takim përfaqësuesit e zyrës për çështje ligjore dhe asaj për bashkëpunim në kuadër të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Fotini Antonopoulou, Alfons Lentze dhe Afërdita Smajli Kalaja.
Siç bëhet e ditur në njoftim, gjatë këtij takimi, fokus i diskutimit ishte Reforma në Drejtësi, Agjenda Legjislative, Plani i Rritjes dhe Agjenda Evropiane e Reformave.





