Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti të martën ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, si dhe vajzat e përzgjedhura në kuadër të iniciativës “Ambassador for a Day”, një program që u jep të rejave mundësinë të njihen nga afër me botën e diplomacisë dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre të lidershipit.
Sipas njoftimit, gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e përfshirjes së vajzave dhe grave të reja në jetën publike, në diplomaci dhe në proceset vendimmarrëse, si dhe për rolin që kanë institucionet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë në krijimin e mundësive të barabarta për të rinjtë.
Kryeparlamentarja Haxhiu tha se iniciativa të tilla janë të rëndësishme sepse, siç u shpreh ajo, i inkurajojnë vajzat të besojnë në potencialin e tyre dhe ta shohin lidershipin si një mundësi reale për të kontribuar në shoqëri.
Gjatë bashkëbisedimit, kryetarja e Kuvendit u përgjigj në pyetjet e vajzave lidhur me sfidat dhe përvojat e rrugëtimit të saj politik, si dhe dëgjoi me interes idetë dhe aspiratat e tyre për të ardhmen.
Haxhiu priti ambasadorin Hargreaves dhe vajzat e përzgjedhura në kuadër të iniciativës “Ambassador for a Day”

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Elezi: Mbi 59 mijë pako votimi me postë të aprovuara, numërimi pritet të zgjasë disa ditë

Gjenerali Ulutash pret në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe Bashkimit Evropian

Haxhiu priti studentë të ETH Zürich, një prej universiteteve më të njohura në botë

