Komuna e Prishtinës, në vazhdimësi ka shqiptuar gjoba ndaj partive politike që këtyre ditëve po organizojnë tubime me qytetarë nëpër ambiente të mbyllura.
Ndërsa sot drejtori i Inspeksionit Adonis Tahiri, ka bërë të ditur se i kanë shqiptuar gjobën në vlerë 2 mijë euro Partisë Demokratike të Kosovës.
“Askush mbi ligjin! Grumbullim i më shumë personave sesa lejohet;
Maska jo;
Distancë jo;
Gjobë po!”, ka shkruar Tahiri.
Askush mbi ligjin!
Grumbullim i më shumë personave sesa lejohet;
Maska jo;
Distancë jo;
Gjobë po!Posted by Adonis Tahiri on E premte, 29 Janar 2021