Njerëzit e ardhshëm që do të shkelin në Hënë do të ndeshen me një kopsht të gjelbër. NASA po planifikon që të mbjellë tre lloje barishtesh të ndryshme në një serë hënore kur misioni i Artemis III të rikthejë njerëzit në Hënë. Lunar Effects on Agricultural Flora (LEAF) është një nga tre eksperimentet që janë përzgjedhur për të shkuar në hënë në 2026. Kjo është hera e parë që agjencia hapësinore amerikane do të provojë të rrisë bimë në hënë dhe mund të jetë një pikë kyçe për ushqimin e misioneve të ardhshme drejt gjithësisë.
Eksperimenti LEAF është dizenjuar nga Space Lab Technlogies në Kolorado për të testuar sesi bimët e ndryshme u rezistojnë kushteve hapësinore. Astronautët do të marrin me vete disa “dhomëza rritjeje”, secila me nga një lloj barishteje brenda. Kapsulat do të mbrojnë bimët nga rrezatimi i tepërt, drita e diellit dhe boshllëku i hapësirës duke u lejuar astronautëve të vëzhgojnë rritjen e tyre.
NASA shpreson se tre bimët e përzgjedhura do të luajnë një rol të rëndësishëm në vendosjen e kolonive njerëzore përtej kufijve të Tokës.
Ndryshe astronautët kanë kultivuar perime në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës për një dekadë dhe misioni i Kinës Chang’e 4 mbiu fara në Hënë në vitin 2019. Ato fara nuk zgjatën Megjithatë, gjatë, kështu që nëse gjithçka shkon mirë, LEAF do të na japë pamjen tonë të parë të ciklit të plotë të rritjes së bimëve në hënë.
Lajmi nga newscientist