Me festat e fundvitit në prag, diaspora shqiptare ka nisur të vijë në Kosovë.
E shtuna shënon natën e Krishtlindjes, ndërsa këtë mëngjes në pikën kufitare te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë ka pritje deri në një orë.
Ndërsa, kolona raportohet të jetë 90 metra.
Në pikat e tjera kufitare raportohet që pritja është më pak minuta. Në Merdarë 20 minuta dhe në Muçibabë po ashtu 20 minuta.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kombëtar raporton gjendjen e përditshme në pikat kufitare në hyrje dhe dalje të Kosovës.