Kombëtarja e Zvicrës është bërë me trajner të ri, pas largimit të Petkovic.
“Helvetikët” tani do t’i udhëheq Murat Yakin, ka njoftuar Federata Zvicerane e Futbollit.
Pasi shkroi historinë me Zvicrën duke e kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Evropian, Petkovic u largua për një aventurë të re. Ai do të jetë trajneri i ri i ekipit francez, Bordeaux.





