Një vit pas atmosferës së jashtëzakonshme të krijuar në debutimin evropian ndaj Anwil Włocławek, Bashkimi rikthehet në parketin e “Sezai Surroit” për një tjetër aventurë në garat evropiane.
Sonte, më 7 tetor, Bashkimi do të zhvillojë ndeshjen e parë evropiane në shtëpi për sezonin e ri të FIBA Europe Cup 2026/27, ku do të përballet me skuadrën Valmiera Glass VIA nga Letonia.
Ndeshja zhvillohet në palestrën “Sezai Surroi”, me fillim nga ora 19:00, ndërsa klubi ka ftuar tifozët prizrenas që të jenë pjesë e kësaj nate evropiane.






