Mbi 12 milionë euro do të investohen në rikonfigurimin, zgjerimin dhe modernizimin e Stadiumit “Përparim Thaçi” në Prizren, ka bërë të ditur Qeveria e Kosovës.
Sipas njoftimit, ka nisur projekti për transformimin e stadiumit në një hapësirë sportive moderne dhe funksionale, me qëllim krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe përmbushjen e standardeve të kërkuara nga UEFA.






