LAJME

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, Mbappe i dyti dhe Yamal i treti

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, Mbappe i dyti dhe Yamal i treti
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Tetor 2026, 00:33

Sulmuesi anglez Harry Kane është fitues i Topit të Artë për vitin 2026, duke lënë pas yllin e Real Madridit, Kylian Mbappe, dhe talentin e Barcelonës, Lamine Yamal, të cilët u renditën përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë.

Sipas renditjes së publikuar nga mediat e huaja, Kane zuri vendin e parë në garën për çmimin individual më të rëndësishëm në futboll, ndërsa në dhjetëshen e parë u përfshinë edhe emra të tjerë të njohur të futbollit botëror.

Lionel Messi u rendit i pesti, pas Rodrit, ndërsa Khvicha Kvaratskhelia zuri vendin e gjashtë dhe Ousmane Dembélé përfundoi në pozitën e shtatë.

Dhjetëshja e parë e Topit të Artë 2026:

Harry Kane

Kylian Mbappe

Lamine Yamal

Rodri

Lionel Messi

Khvicha Kvaratskhelia

Ousmane Dembélé

Erling Haaland

Michael Olise

Fabián Ruiz

Renditja është raportuar edhe nga media e huaj.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika