LAJME

Dr. Ditar Kabashi zgjidhet profesor i së Drejtës Kushtetuese në Universitetin e Prizrenit

Dr. Ditar Kabashi zgjidhet profesor i së Drejtës Kushtetuese në Universitetin e Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Tetor 2026, 19:23

Me vendim të Senatit të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Dr. Ditar Kabashi është zgjedhur profesor (Prof. Ass. Dr.) i së Drejtës Kushtetuese në Fakultetin Juridik të këtij universiteti.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kabashi, i cili ka njoftuar se ka pranuar vendimin e Senatit të Universitetit për zgjedhjen e tij në këtë pozitë akademike.

Kabashi ka përfunduar studimet themelore dhe master në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa studimet e doktoratës në Universitetin Gazi në Ankara, në fushën e së Drejtës Kushtetuese.

Ai është autor i një numri të konsiderueshëm punimesh shkencore dhe librash në fushën e drejtësisë dhe më gjerë, si dhe ka përvojë disavjeçare në mësimdhënien universitare.

Krahas veprimtarisë akademike, Kabashi është i njohur në opinionin publik për analizat dhe komentet e tij mbi çështjet kushtetuese dhe zhvillimet institucionale në Kosovë. Ai është gjithashtu aktiv në fushën e kulturës dhe të letërsisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika