LAJME

Kryeqyteti ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkohet drejtësi dhe përgjegjësi institucionale

Kryeqyteti ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkohet drejtësi dhe përgjegjësi institucionale
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Tetor 2026, 21:28

Kryeqyteti i Prishtinës ka njoftuar se sonte, në objektin e tij, janë ndezur qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt, e cila u vra në Pejë.

Përmes një njoftimi, Kryeqyteti ka shprehur solidaritet me familjen e Arlindës dhe me të gjitha gratë që përballen me frikën e dhunës.

“Asnjë grua nuk duhet të jetojë e pambrojtur, e asnjë thirrje për ndihmë nuk duhet të mbetet pa përgjigje”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, nga Kryeqyteti kanë kërkuar drejtësi për Arlindën dhe përgjegjësi institucionale për çdo dështim që mund të kishte parandaluar këtë tragjedi.

Në fund, janë shprehur ngushëllime për familjen e viktimës, duke ritheksuar nevojën për mbrojtjen e grave nga dhuna.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika