SPORT

Deon Vukshinaj, 15-vjeçari që synon të bëhet portier krenar i Prizrenit

Deon Vukshinaj, 15-vjeçari që synon të bëhet portier krenar i Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Nëntor 2026, 18:46

Deon Vukshinaj, portier 15-vjeçar i KF ’’Lidhja e Prizrenit’’, po synon të ndërtojë karrierën e tij në futboll, me ëndrrën që një ditë të bëhet një nga portierët më të mirë dhe të përfaqësojë me krenari qytetin e tij.

Vukshinaj, i cili është pjesë e grupmoshës U17, ka treguar se pasioni për futbollin ka qenë ëndrra e tij që në moshën 10-vjeçare, ndërsa futbollin e ka filluar para tre vjetësh.

Ai ka shprehur dëshirën që të bëhet portier i Prizrenit dhe të bëjë krenarë familjen, klubin, si dhe të gjithë njerëzit që e mbështesin. Si model në futboll, ai përmend portierin e njohur Iker Casillas.

Vukshinaj ka treguar gjithashtu se një nga momentet më të veçanta të karrierës së tij të re ishte shënimi i një goli ndaj FC Suhareka, një përvojë që, siç shprehet ai, do ta kujtojë gjithmonë.

15-vjeçari, i lindur më 21 qershor 2011, është pjesë e ekipit U17, nën drejtimin e trajnerit Ismail Berisha, ndërsa vazhdon të punojë për realizimin e ëndrrës së tij në futboll.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika