FC Liria ka shënuar fitore bindëse në udhëtim ndaj Lepencit, me rezultat 0:4, në ndeshjen e zhvilluar të dielën në stadiumin “Besnik Begunca” në Kaçanik.
Për skuadrën prizrenase, golin e parë e shënoi Fitim Susuri, ndërsa Jacques Bayo realizoi dy gola. Në listën e golashënuesve u regjistrua edhe Albion Kurtaj.






