Të shtunën, më 7 nëntor, në Prizren u mbajt edicioni i XII-të i Turneut Ndërkombëtar të Mundjes “Mentaz Allajbegu”, në organizim të Federatës së Mundjes së Kosovës dhe me mbështetjen teknike të Klubit të Mundjes “Xhevat Berisha”.
Në këtë aktivitet morën pjesë 65 mundës dhe mundëse, të cilët garuan në kategoritë përkatëse.
Çmimi i sportistit më të mirë të turneut iu nda Dior Zogajt nga Klubi i Mundjes “Prizreni”.
Ndër rezultatet e garuesve u veçuan medaljet e arta të fituara nga Erina Duraj, Ledion Ilazi, Harun Shipkovica, Dior Zogaj dhe Jasin Gerbolli. Medaljen e argjendtë e fitoi Jahja Shipkovica, ndërsa Loris Duraj dhe Shkembi Ilazi u renditë në vendin e tretë.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.