LAJME

Boksieri me prejardhje nga Zhuri i Prizrenit, Elvin Sope, synon fitoren e tretë me radhë në ringun profesionist

Boksieri me prejardhje nga Zhuri i Prizrenit, Elvin Sope, synon fitoren e tretë me radhë në ringun profesionist
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Tetor 2026, 20:55

Elvin Sope, boksieri me prejardhje nga Zhuri i Prizrenit, i cili jeton dhe vepron në Gjermani, do të përballet më 27 nëntor 2026, nga ora 20:00, me meksikanin Jose Rivas, në kuadër të mbrëmjes së boksit “Symphony of the Ring”, e cila do të mbahet në Rust të Gjermanisë. Sope, i njohur në ring me nofkën “The Hitman”, synon ta vazhdojë serinë e fitoreve në karrierën e tij profesioniste.

Boksieri Elvin Sope, me rrënjë nga Zhuri i Prizrenit, pritet të jetë pjesë e një tjetër mbrëmjeje të rëndësishme të boksit profesionist në Gjermani. Më 27 nëntor, ai do të ngjitet në ring në kuadër të eventit “Symphony of the Ring”, ku përballë do ta ketë boksierin me përvojë Jose Rivas.

Sipas të dhënave të publikuara në njoftimin për këtë përballje, Sope ka regjistruar dy fitore në dy meçet e para profesioniste, të dyja me nokaut. Kështu, dueli i radhës paraqet një mundësi për boksierin me prejardhje nga Zhuri që ta vazhdojë ecurinë pozitive dhe të shtojë një tjetër fitore në bilancin e tij.

Ndërsa, kundërshtari i tij, Jose Rivas, sipas bilancit të publikuar, ka regjistruar 18 fitore, 13 humbje dhe pesë barazime, ndërsa 10 nga fitoret e tij kanë ardhur me nokaut.

Dallimi në përvojën profesionale e bën këtë përballje një sfidë interesante për Sopen, i cili është ende në fazat e para të karrierës së tij në boksin profesionist.

Përballë një kundërshtari me shumë më tepër meçe të zhvilluara, Sope do të kërkojë të dëshmojë aftësitë e tij në ring dhe të vazhdojë rrugëtimin me bilanc të pamposhtur.

Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë ta ndjekin këtë ngjarje sportive dhe ta mbështesin boksierin shqiptar Elvin Sope, biletat mund t’i sigurojnë përmes platformës online në linkun e mëposhtëm:

Blerja e biletave – Symphony of the Ring

 

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika