Pas triumfit historik në Superkupën e Kosovës, KB Bashkimi rikthehet në parket në kuadër të ProCredit Superligës, ku të shtunën do të përballet sërish me KB Trepçën.
Ndeshja e xhiros së tretë do të zhvillohet në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, duke filluar nga ora 19:30.
Përballja vjen vetëm pak ditë pas finales së Superkupës, ku Bashkimi mposhti Trepçën 103:93 dhe fitoi për herë të parë këtë trofe.
Për tifozët që duan ta ndjekin ndeshjen nga afër, biletat fizike janë në shitje në Fan Shop të klubit, ndërsa mund të blihen edhe online.
Çmimi i biletës për tribuna është 4 euro, ndërsa bileta VIP kushton 15 euro.
Linku i biletave online: https://tickets.kick-tick.com/…/kb-bashkimi-vs-kb-trepca/
Klubi u ka bërë thirrje tifozëve prizrenas që të jenë të pranishëm në “Sezai Surroi” për ta mbështetur Bashkimin në përballjen e radhës me Trepçën.