Kosova ka barazuar 1-1 ndaj Austrisë në ndeshjen e vlefshme për Grupin B3 të Ligës së Kombeve.
Pas një pjese të parë të qetë, me pak raste të rrezikshme nga të dyja skuadrat, Dardanët arritën të kalojnë në epërsi në minutën e 71-të. Fisnik Asllani shënoi për 1-0, duke i dhënë Kosovës avantazhin.
Kosova ishte pranë golit të dytë vetëm pak minuta më vonë. Milot Rashica, pas një aksioni individual, goditi shtyllën e majtë të portierit Alexander Schlager. Më pas, Valon Hoxha rrezikoi me kokë nga rreth shtatë metra, por Schlager reagoi mirë dhe e ndali topin në vijën e portës.
Austria u rikthye në lojë dhe shtatë minuta para përfundimit të takimit, Christoph Lang, i lënë i lirë në zonë, shënoi me kokë për të vendosur rezultatin 1-1.
Pas këtij barazimi, Austria vazhdon të kryesojë Grupin B3 me 8 pikë, ndërsa Kosova renditet e dyta me 5 pikë.