PRIZRENI ME RAJON

Zjarri përfshin kulmin e një shtëpie në Prizren, shkaktohen dëme të mëdha

Zjarri përfshin kulmin e një shtëpie në Prizren, shkaktohen dëme të mëdha
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Shkurt 2023, 15:38

Një zjarr i madh ka përfshirë kulmin e një shtëpie në rrugën ‘Halil Gashi’ në Prizren, mbrëmë pas mesnate, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, me ç’rast ekipi i zjarrfikësve kanë lokalizuar dhe kanë fikur në tërësi zjarrin, teksa nuk raportohet për të lënduar.

Njësitë policore që dolën në vendngjarje kanë kontaktuar me pronarin e shtëpisë, i cili ka bërë me dije se dëmet materiale kapin një shifër të konsiderueshme parash.

Sipas burimeve të Sinjalit, deri te zjarri dyshohet të ketë ardhur shkaku i oxhakut të ngrohjes qendrore.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Incident zjarri’.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika