PRIZRENI ME RAJON

Zhduket një 22-vjeçar në Prizren, vuan nga epilepsia

Zhduket një 22-vjeçar në Prizren, vuan nga epilepsia
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Qershor 2021, 10:35

Një grua ka raportuar në polici se është zhdukur nipi i saj 22-vjeçar në Prizren.

Sipas policisë i zhdukuri është larguar nga shtëpia e tij dhe nuk është kthyer më.

Rasti është duke u hetuar nga policia.

“Rr. Kurtish Hasani, Prizren 01.06.2021 – 01:05. Ankuesja femër kosovare raporton se djali i vëllait të saj i moshë 22 vjeçare i cili vuan nga sëmundja e epilepsisë ka dalë nga shtëpia dhe nuk dinë asgjë për fatin e tij. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika