Një 13-vjeçar nga Prizreni është raportuar i zhdukur që nga 10 dhjetori, njoftoi Policia e Kosovës të martën.
Policia njoftoi se i zhdukuri Ender Cahani, i lindur më 9 gusht të 2009-s, është parë për herë të fundit nga nëna e tij më 8 dhjetorit, në orën 18:20 kur ka dalë nga shtëpia.
“Sipas ankuesit viktima është mashkull, me peshë mesatare, flokët të shkurtra, 13 vjeçar. Ankuesja thotë se edhe tjetër herë ka ndodhur që fëmija të largohet nga shtëpia dhe është kthyer prapë, por tani nga koha e largimit të tij nga shtëpia ajo më nuk ka asnjë kontakt”, thuhet në njoftimin policor.






